75 Mall Live Search
12:35 / E Mërkurë, 13 Maj 2026 / H F

U arrestua për ngacmimin se*sual të një 21-vjeçareje, përfundon në spital mjeku kirurg

Kirurgu që u arrestua për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje, Nikolla Nunka mësohet se ndodhet në spitalin e Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore, raporton A2CNN-i. 

Sipas informacioneve, mjeku ka pasur më herët probleme me zemrën dhe nuk është ndjerë mirë në ambientet e komisariatit, ku është dërguar në urgjencë për kontroll.

Pas vizitës dhe kryerjes së EKG-së, ka rezultuar se ai ka probleme kardiake, ndërsa mjeku kardiolog ka vendosur që Nunka të mbahet i shtruar në spital.

Kirurgu po mbahet nën monitorim mjekësor, ndërsa pritet të vendoset në vijim edhe për masën e sigurisë që ishte caktuar për ditën e nesërme, nëse do të zhvillohet në ambientet e spitalit.