U arrestua për sulm seksual, lirohet sulmuesi spanjoll i Valencias

Një ditë pasi është arrestuar nën akuzat për sulm seksual, sulmuesi i Valencias, Rafa Mir është liruar nga burgu.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i Rafa Mir, në një deklartatë para mediave, shkruan IndeksOnline.
Kur avokati i tij u pyet nëse futbollisti u lirua, përgjigja e tij ishte e prerë: “Po, zotëri”.
27-vjeçari është arrestuar të martën nga policia civile spanjolle pasi ishte i dyshuar se ka kryer sulm seksual ndaj një gruaje, derisa sot është paraqitur para gjykatës./IndeksOnline/