08:43 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

U asfiksuan nga prushi, prindërit dhe vajza në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhu në Elbasan mbrëmjen e djeshme përgjatë natës.

Në spitalin e Elbasanit pas mesnate janë dërguar në spital, si pasojë e asfiksimit me mangall, burrë e grua dhe vajza e tyre.

Xhevit Shoshi 61 vjeç, Efgjeni Shoshi 53 vjeç dhe vajza e tyre Eriselda Shoshi 33 vjeçe, mësohet se kanë pësuar asfiksi teksa ngroheshin me mangall.

Ata e kishin vendosur ngrohësen me prush në mes të kuzhinës, në shtëpinë e tyre në lagjen “28 Nëntori”.

Pas ndihmës së marrë nga bluzat e bardha, tre familjarët kanë arritur ta kalojnë rrezikun për jetën, por gjendja paraqitet e rëndë.