“U bë ca muj… prej se m’ke shku”, Anxhela Peristeri prek me fjalët e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të re ku shfaqet me një fustan të kuq të zjarrtë, teksa pozon mbi një divan klasik, në një ambient me stil të veçantë artistik.
Ajo ka shoqëruar fotografinë me një mbishkrim të ndjerë që ngjall emocione dhe nxit kureshtjen:
“U bë ca muj… prej se m’ke shku…”
Nuk dihet nëse ky është një varg i ndonjë projekti të ri muzikor që Anxhela po përgatit, apo një reflektim personal.
A është kjo një paralajmërim për ndonjë këngë të re me tematikë të thellë emocionale? Apo thjesht një gjendje shpirtërore që këngëtarja ka ndarë me publikun? Mbetet për t’u parë./IndeksOnline/