U bë fituesi më i ri i një çmimi Emmy, Robert De Niro përgëzon Owen Cooper: Paç fat, qëndro modest!

Ylli i ri i serialit “Adolescence”, Owen Cooper, duket se ka arritur të fitojë vëmendjen e botës në moshën 15-vjeçare, duke mbledhur komente shumë pozitive nga publiku dhe kritikët.
Përveç kësaj, megjithatë, ai arriti të tërheqë interesin e njërit prej aktorëve më ikonik në Hollywood, Robert De Niro.
Pas fitores së tij në Emmy Awards, ku fitoi çmimin për Aktor Mbështetës për performancën e tij në miniserialin e Netflix, Adolescence, Owen Cooper mori një shënim të shkruar me dorë nga aktori legjendar ku shkruhej: “Paç fat në të ardhmen. Qëndro modest”.
Aktori adoleshent udhëtoi për në Los Angeles me prindërit e tij, Andy dhe Noreen, për të pranuar çmimin e lakmuar. Roli i tij si Jamie Miller në serialin dramatik “Adolescence”, i cili u xhirua kur ai ishte vetëm 14 vjeç, ka shkaktuar tashmë debate të nxehta.
Çmimi i tij u njoftua nga Sydney Sweeney, e cila e përqafoi në skenë, ndërsa publiku u ngrit në këmbë për ta duartrokitur. Owen Cooper madje mbizotëroi mbi emra të tillë si Javier Bardem.
Robert De Niro ka qenë në anën e aktorit të ri që nga fillimi. Të dy u takuan në mars në BBC One Show, ku aktori veteran e këshilloi: “Mendoj se ke nisur shumë mirë, kjo është gjëja kryesore. Vazhdo! Qëndro larg telasheve dhe do të ia dalësh mbanë shumë mirë.”
Krahasimi midis të dyve nuk është i rastësishëm. Krijuesi dhe aktori i shfaqjes, Stephen Graham, zbuloi se në audicionin e parë të Owen Cooper, ai i tha nënës së tij: “Ai është Robert De Niro i ardhshëm.”
Në të njëjtën kohë, yje të tjerë po e njohin talentin e tij. Jake Gyllenhaal i dha atij një “rosë me fat” para ceremonisë, të njëjtin send që i ishte dhënë para nominimit të tij për Oscar për Brokeback Mountain. /tch