14:34 / E Diele, 11 Qershor 2023 / Gj. Sh

U bë i njohur me 4 golat kundër Real Madridit, Castellanos ndryshon skuadër

Taty Castellanos u bë i njohur me katër gola të shënuar ndaj Real Madridit.

Sulmuesi argjentinas i vetëm arriti ti siguronte fitoren skuadrës së Gironas me rezultat 4-2, ndaj Real Madridit në fund të muajit prill, shkruan IndeksOnline.

Pas kësaj ndeshje, 24-vjeçari ran ë sy të disa skuadrave evropiane, të cilat u interesuan për shërbimet e tij.

Sipas mediave spanjolle, Castellanos tashmë ka arritur marrëveshje me kampionin e Portugalisë, ku sezonin e ardhshëm do të luaj për Benfican.

Benfica  do të paguaj një shumë prej 15 milionë euro skuadrës amerikane Neë York City, për transferimin e sulmuesit argjentinas./IndeksOnline/