U bë kampion me Ferizaj, Ergon Hyseni i jep fund karrierës si futbollist

Skuadra e Ferizaj u shpall kampione në Ligën e Parë të futbollit, duke siguruar kështu futjen në Superligë për sezonin 2024/25.
Përmes rrjeteve sociale, futbollisti Ergon Hyseni ka njoftuar pensionimin nga futbolli aktiv në moshën 30-vjeçare, shkruan Indeksonline
“Besoj se kjo është mënyra më e mirë për t’i thënë një mirëupafashim futbollit. Dua t’i them faleminderit familjes sime e të gjithë juve që më mbështetët gjatë këtij rrugëtimi. Shokët e skuadrës, që ishin si vëllezër, stafit të trajnerëve, kryesive të klubit e gjithashtu tifogrupit Ujqit. Faleminderit edhe klubeve tjera që isha pjesë e tyre në veçanti e Gjilanit me Skifterat”, shkruhet në postimin e futbollistit.
Kujtojmë që Ergon Hyseni luajti edhe për skuadrat, si Vitia dhe Arbëria./Indeksonline/