75 Mall Live Search
19:31 / E Hënë, 09 Gusht 2021 / AR

U bë pjesë e Big Brother VIP, vëllai i Meghan Markle e kritikon publikisht të motrën

Thomas Markle Jr, gjysmë-vëllai i Meghan Markle, është bërë pjesë e Big Brother VIP Austraila dhe siç mund ta merrni me mend, dramat sapo kanë filluar.

55-vjeçari e quan Dukeshën e Sussex “të cekët” në trailerin e parë të reality showt, ku ai është një nga 12 konkurrentët e “famshëm”.


Thomas e përshkruan veten si “vëllai më i madh” në teaserin e publikuar sot në Twitter dhe gjithashtu rrëfen si e paralajmëroi Princin Harry që të mos martohet me Meghan.

“I thashë Princit Harry: ‘Unë mendoj se ajo do të të shkatërrojë jetën’,” thotë Thomas ndërsa shton: “Ajo është shumë e cekët.”

Përpara dasmës mbretërore të çiftit në maj të 2018-ës, Thomas i dërgoi një letër të ashpër të shkruar me dorë Harryt, në të cilën ai e paralajmëroi princin se “nuk ishte vonë” të kthehej prapa. Ai gjithashtu shkroi se Meghan “pa dyshim nuk ishte gruaja e duhur për të” dhe pretendoi se “ajo po luante rolin e një princeshe si një aktore hollivudiane e dobët”.

Në “Big Brother VIP” nuk është hera e parë ku Thomas ka përdorur emrin dhe statusin e motrës së tij për famë.

Në vitin 2019, ai u bë pjesë e një reklame birre, së bashku me një vajzë që ngjante si Meghan