75 Mall Live Search
19:38 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

U bë viral në rrjetet sociale, ky është kuptimi simbolik që fshihet pas videos ku Kim Kardashian ‘sjell në jetë’ Kylie Jenner

Motrat Kardashian-Jenner kanë pushtuar sërish mediat dhe dy protagonistet janë Kim dhe Kylie.

Një videon që po qarkullon në rrjet, ku Kim sjell në jetë, në kuptim metaforik, të motrën Kylie ka bërë buj të madhe në media.

Në fakt video është xhiruar në janar të 2017, kur Kanye West dhe Tyga, u dedikuan një këngë partnereve të titulluar “Feel Me”, ku përmendën arsyet se përse dy motrat janë në qendër të vëmendjes.

Videoklipi nuk u publikua kurrë, deri dje kur regjisori Eli Russell Linnetz e publikoi atë në Instagram.

Ai ka shpjeguar për E!Online se ç’kuptim ka kjo skenë që na ka lënë të gjithëve pa fjalë.

“Momenti kur Kylie Jenner duket se po vjen në jetë nga Kim Kardashian është simbol i rritjes së famës së saj. Ai paraqet Kylie që del nga vagina e Kim. Kuptimi metaforik është se nuk do të kishte Kylie pa Kim”, tha ai.

Sipas regjisorit arsyeja pse video nuk u publikua asnjëherë u bë shkak prishja e raportit të Kyliet me Taygën, pasi ata u ndanë pas xhirimeve dhe një vit më vonë, pra në 2018, Kylie solli në jetë Stormi-n, babai i të cilës është Travis Scott.

“Videoja u xhirua për pesë muaj por nuk u publikua kurrë sepse Kylie dhe Tyga u ndanë”, tha ai.

Gjatë videos, yjet e Keeping Up With the Kardashian duken mjaft ndryshe me një look të ri secila. Kylie dhe Kim shfaqen me flokët bjondë të shkurtër dhe me veshje seksi që i kanë kombinuar.

Paraqitjet e Kanye-s dhe Tyga-s në video janë të shkurtra, por të dy duken në një moment të veshur me veshje të frymëzuara nga motocross.

Kujtojmë që kjo nuk do të ishte hera e parë që dy motrat shfaqen në video për partnerët, ose ish-partnerët. Kim-in e kemi parë në videon e Kanye “Bound 2”, ndërsa Kylie shfaqet në disa momente të zymta me Tyga-n në videon e tij “Stimulated” të vitit 2015.