75 Mall Live Search
19:12 / E Premte, 10 Korrik 2026 / MSH1

U bënë prindër, princ Leka publikon imazhin e parë me Blertën dhe djalin e tyre

Princi Leka ka publikuar imazhin e parë të tij, teksa i mban dorën princeshës Blerta dhe djalit të tyre të porsalindur, Aleksandrit.

Në një njoftim, Leka ka bërë me dije se si Blerta, ashtu edhe Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë, shkruan IndeksOnline.

Pasardhësi i familjes mbretërore shqiptare u shtua mëngjesin e sotëm, në spitalin “Mbretëresha Geraldinë”.

“Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve, djalit të Lartësive të Tyre Mbretërore, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve dhe Princeshës Blerta. Princ Aleksandri lindi paraditen e së premtes në orën 11:11 më 10 korrik 2026.

Lartësia e Saj Mbretërore, Princesha Blerta, solli në jetë Princ Aleksandrin në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë. Princ Aleksandri lindi me peshë 3kg 115g.

Princesha Blerta dhe Princ Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë” shkroi princi Leka.