75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 12 Shtator 2022 / B O

U ble si superyll në La Liga, u lëndua mbrëmë dhe e humbi tërë sezonin!

Sadiq Umar nuk do të mund të luajë më këtë sezon. Blerja më e madhe e Real Sociedadit në këtë afat kalimtar ka këputur ligamentet në ndeshjen që u zhvillua mbrëmë ndaj Getafes.

Sadiq u transferuar në ditën e fundit të afatit kalimtar për 20 milionë euro nga Almeria.

Atij iu nevojitën vetëm 10 minuta në debutim ndaj Atletico Madrid për të shënuar golin e parë në kampionat.

Por, këputja e ligamenteve në gjurin e djath është konfirmim që sulmuesi nigerian nuk do të mund të luaj më këtë sezon./Indeksonline/