75 Mall Live Search
12:55 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / OSH

U bllokua në Serbi kamioni që transportonte mallra nga Kosova, me rastin merret Qeveria!

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka njoftuar mbrëmë se kamioni i një prodhuesi kosovar që eksporton në Gjermani, është ndalur duke kaluar në Serbi, pasi në dokumentet përcjellëse shkruante Republika e Kosovës.

Panxha para pak minutash ka shkruar se nga publikimi i informatës së tij lidhur me kamioonin është kontaktuar nga Zv. Kryeministri Besnik Bislimi dhe Shefi i Kabinetit të Kryeministri Luan Dalipi për të marr më shumë informata në lidhje me rastin.

Ai e lavëdroj këtë përkushtim të Qeverisë ku i inkurajoj prodhuesit apo transportuesit që çdo problem që e kanë në pikat kufitare ta raportojnë.

Postimi i plotë:

Që nga publikimi i statusit për bllokimin e kamionit me prodhime të Kosovës në pikën kufitare me Serbinë:

1. Jemi kontaktuar nga Zv. Kryeministri Besnik Bislimi që ka marr informata shtesë për të ngritë çështjen tek Komisioni Evropian.

2. Jemi kontaktuar nga Shefi i Kabinetit të Kryeministri Luan Dalipi për të marr më shumë informata në lidhje me rastin.

3. Jemi kontaktuar nga Zef Dedaj nga Ministria e Tregtisë për të raportuar rastin në CEFTA.

4. Jemi kontaktuar nga Dogana e Kosovës për të marr më shumë detaje në lidhje me rastin.

Kjo qasje nga institucionet e Republikës së Kosovës është me të vërtet për tu lavdëruar!

Prandaj i kisha lutur të gjithë prodhuesit apo transportuesit që çdo problem që e kanë në pikat kufitare ta raportojnë, mos hezitoni, mos u frikësoni! Vetëm në formë të dokumentuar mundemi ti prezantojmë problemet qe i hasim me shtetin serb.

fotoilustrim