75 Mall Live Search
17:03 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

U burgos në moshën 15 vjeçare, lirohet pas 63 viteve burg amerikani, nuk kishte bërë kurrë kërkesë për lirim me kusht

Amerikani me emrin, Ligon në moshën 15 vjeçare kishte kryer një vrasje dhe vjedhje.

Pas gjyqit që i ishte bërë në vitin 1953, Ligon ishte dënuar me 68 vite burgim, transmeton Indeksonline.

Kredia: Departamenti i Korrigjimeve i AP

Pavarësisht vendimit, Ligon nuk bëri menjëherë kërkesë për lirim me kusht pasi nuk donte të monitorohej pas lirimit të tij.

Duke folur për “The Philadelphia Inquirer”, Ligon tha: “Më pëlqen të jem i lirë.

Në nëntor të vitit të kaluar, një gjykatës vendosi që Ligon të lihej i lirë.

Siç mund ta imagjinoni pas kaq shumë kohësh pas hekurave, Ligon është disi i mbingarkuar nga sa ka ndryshuar qyteti i Filadelfias./Indeksonline/