“U çmenda kur e pashë”/ Loredana Brati flet për herë të parë pas videos virale me fansin: Më dha një puthje të papritur, dua falje publike

Loredana Brati, ish-banore e Big Brother Vip 4 foli për të rejat në jetën e saj pas shkëputjes nga televizioni dhe për videon që u bë virale, ku një fans e puthi papritur.
E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo tregoi se i ka kërkuar ta fshijë videon dhe ishte ‘shokuar’ kur kishte parë intervistën e tij.

“Asgjë e planifikuar. Kur isha në një event në Vlorë, ai u afrua shumë i emocionuar, po dridhej. Për ta qetësuar, iu afrova, por nuk e njihja fare. Më pas më dha një puthje të papritur — nuk e prisja! I kërkova ta fshinte videon, i thashë ‘më fal, çfarë po bën?’. Nuk e mora si diçka të madhe, por u çmenda kur e pashë në intervistë duke folur për mua. La shumë hapësirë për keqinterpretim. I takonte të kërkonte falje publike. Unë i shoh si fëmijët e mi këta fansa”, u shpreh ajo.
Loredana reagoi edhe ndaj zërave se u largua nga Për’puthen për shkak të një romance me një nga konkurrentët, duke i quajtur ato “përralla që nuk ekzistojnë”.
“Kur pashë ato lajme, mbeta pa fjalë. U bë një përrallë që nuk ekzistonte. Ishte thjesht një rastësi, po haja drekë me shoqërinë. Ky djalë kishte lidhje me restorantin dhe më pyeti pse e lashë emisionin. Nuk kam qenë në Vlorë me këtë djalë. Ishin shumë arsye, disa edhe personale. U bënë disa gjëra që më bënë të hiqja dorë. U trajtua pak ndryshe nga e vërteta. Nuk jam pishman. E shkurtër, por e lezetshme”, tha ajo.