“U çonte mesazh, të futa në punë”, Basha: Ata që ishin te Kuvendi i Berishës do vijnë dhe me 18 dhjetor

Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se një pjesë e atyre që ishin në Kuvendin e ish-kryeministrit Sali Berisha do të shkojnë dhe me 18 dhjetor. Sipas Bashës, një pjesë e tyre janë detyruar të shkojnë më 11 dhjetor.
“Një pjesë e tyre që ishin te Berisha do të jenë me 18. Do të jenë, kjo është e konfirmuar. Do vijnë sepse e dinë që me 18 dhjetor PD ka kuvend, sepse një pjesë e tyre që ishin atje kanë thënë se na kanë detyruar na kanë kujtuar se si jemi futur në punë. Kemi firmosur dhe do vijmë me 18 më kanë thënë. Prandaj po iu them, ejani me 18 dhe do shikoni Kuvend demokratësh”, tha Basha.
Në emisionin “Open” në TopChannel, Basha tha se Sali Berisha u ka çuar mesazh personalisht të gjithë anëtarëve të PD që të mos shkojnë në Këshillin e partisë.
“Ne jemi shumica, pse Berisha i çon mesazh personal delegatëve apo anëtarëve të këshillit mos shkoni në Këshill Kombëtar, dhe shumica erdhi dhe votoi të dielën në darkë. Tani një njeri që ka shumicën s‘ka pse frikësohet pse do t’u thotë shkruajini besëprerë në formular. Edi Ramës i intereson tubi i oksigjonit që është Sali Berisha”, tha Basha.