75 Mall Live Search
17:25 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / Blerim

U.d. e presidentes priti në një takim ambasdorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl

U.d. e presidentes, dr. Vjosa Osmani priti sot në një takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grøndahl. Me këtë rast, z. Grøndahl, në emër të shtetit që përfaqëson, i ofroi u.d. e presidentes mbështetje të plotë në detyrën e re dhe e konfirmoi gatishmërinë e vendit të tij për të qëndruar pranë Kosovës në adresimin e sfidave me të cilat po ballafaqohet vendi.

Osmani vlerësoi lart angazhimin e Norvergjisë në Kosovë, sidomos mbështetjen e ofruar në fushën e ekonomisë gjatë pandemisë.

U.d. e presidentes, dr. Osmani e falenderoi z. Grøndahl për mbështetjen e vazhdueshme dhe vlerësoi lart prezencën konstruktive dhe partneritetin e ofruar nga Norvegjia. Në takim, fokus i veçantë është vënë në sfidat që kanë lindur si pasojë e pandemisë si edhe te nevoja për mobilizim të plotë për mbështetje të masave për rimëkëmbjen ekonomike. Në këtë drejtim, z. Grøndahl konfirmoi që një pjesë e veçantë e portfolios së angazhimit të tyre do të jetë pikërisht në këtë fushë.

Në takim u diskutua dhe për zhvillimet e fundit politike në vend.