U.D. e Rektorit të UP-së, kontribuese e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje

Luljeta Plakolli – Kasumi do të jetë ushtruese detyre e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, duke zënë kështu vendin e ish-Rektorit Naser Sahiti.
Por, a ka lidhje me politikën Plakolli – Kasumi?
Në një dokument të siguruar nga Gazeta10, shihet se pikërisht u.d e detyrës ka kontribuar në fushatën e LVV-së, në vitin 2019.
Kontributi i saj ishte modest, prej 50 eurosh.

Megjithatë, duket se rrugëtimi i saj si ushtruese detyre nuk do të jetë shumë i gjatë.
Kjo pasi të hënën hapet konkursi për zgjedhje të Rektorit të institucionit më të lartë arsimor në vend./Indeksonline/