U.d i kryeprokurorit të shtetit takon përfaqësuesin e misionit të BE-së, flasin për sundimin e ligjit
Ushtruesi i detyrës i kryeprokurorit të shtetit, z. Agron Qalaj priti në takim pune një delegacion nga misioni i OSBE-së në Kosovë, kryesuar nga znj. Pascale Langlais, ushtruese e detyrës së shefes së seksionit për ligj dhe drejtësi.
Sipas njoftimit gjatë këtij takimi u diskutua për punën e misionit të OSBE-së në fushën e sundimit të ligjit, për prioritetet aktuale, si dhe për sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial dhe për hapat e mëtutjeshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit.
Qalaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucionit të prokurorit të shtetit dhe misionit të OSBE-së, në funksion të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe llogaridhënies.
Të dyja palët, duke vlerësuar bashkëpunimin e gjertanishëm shprehën gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me qëllim të fuqizimit të efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës.

