75 Mall Live Search
15:39 / E Premte, 05 Shtator 2025 / P M

U.d. Kryeprokurori i Shtetit bisedon me përfaqësues të Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërinstitucional

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, së bashku me zëvendëskryesuesen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, znj. Jehona Grantolli, pritën sot në takim një delegacion nga Bashkimi Evropian, në përbërje nga z. Thomas Busch, këshilltar kryesor politik i PSBE-së për dialogun Prishtinë-Beograd dhe Christian Ramet, këshilltar politik dhe përfaqësues në Prishtinë i PSBE-së për dialogun Prishtinë-Beograd.

Mes tjerash, në këtë takim është diskutuar për çështjet e interesit të përbashkët, përfshirë rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit mes Sistemit Prokurorial të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Konkretisht në këtë takim u diskutua për avancimin e standardeve që ndihmojnë në forcimin e pavarësisë së sistemit prokurorial dhe në ngritjen e kapaciteteve që ndikojnë në funksionalizimin sa më të mirë të sistemit prokurorial.

Duke e vlerësuar lart angazhimin e Bashkimit Evropian në Kosovë në monitorimin e punës së sistemit prokurorial, u.d. Kryeprokurori Kelmendi ka potencuar se Bashkimi Evropian mbetet njëri nga partnerët më të rëndësishëm të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.