75 Mall Live Search
18:37 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / Z S

U.d. Kryeprokurori i Shtetit kërkon angazhim për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive, si dhe me prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të rëndësishme, përfshirë kontrollin e lëndëve dhe trajtimin e kallëzimeve penale brenda afateve ligjore, zbatimin e masave të fshehta hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, trajtimin e raporteve të Administratës Tatimore të Kosovës në procedurat penale, si dhe çështje të tjera profesionale.

Një pikë tjetër me rëndësi ishte diskutimi lidhur me përgatitjet e Prokurorit të Shtetit për procesin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, me theks të veçantë angazhimin e prokurorëve për parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet. 

Me këtë rast, u.d. Kryeprokurori i Shtetit, së bashku me Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, kërkuan nga kryeprokurorët që të caktojnë prokurorët përgjegjës, të cilët do të angazhohen në nivel vendi për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.