75 Mall Live Search
17:59 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / Blerim

U.d. Presidentja Osmani nënshkroi Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës

U.d. e presidentes, Vjosa Osmani, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion në mbështetje të paqes.

Ajo i ka uruar paqeruajtësit e parë kosovarë, të cilët do të marrin pjesë në këtë mision.

“Si presidente në detyrë dhe komandante dupreme e FSK-së, i uroj paqeruajtësit e parë kosovarë, të cilët bënë historinë dhe do të jenë në funksion të paqes krahas SHBA-së, aleatëve tanë strategjikë”, ka thënë u.d. e presidentes Osmani.