14:42 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

U.d. Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Luksemburgut, Patrick Heck

U.d. e presidentes, dr.Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Lukesmburgut, Patrick Heck.

Në takim Osmani i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Heck dhe e ka falënderuar shtetin e Luksemburgut për ndihmën dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve në fushën e shëndetësisë dhe të arsimit.

Presidentja në detyrë ka folur me ambasadorin Heck edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke shfaqur besimin për një proces të rregullt zgjedhor dhe me integritet.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë.