75 Mall Live Search
22:27 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

U demolua nga Mayweather, Nasukawa nuk pendohet aspak

Tenshin Nasukawa insiston se ai nuk pendohet që u pajtua të përballet me Floyd Mayweather pavarsisht se u nokautua.

Kiksbokseri japonez mori tri goditje të fuqishme në raundin e parë, në humbjen e sotme.

Ai mbeti i zhgënjyer nga humbja, teksa shpërtheu në lot, transmeton IndeksOnline.

Por, në një mesazh të postuar në instagram, Nasukawa tha: ”Ishte një sfidë, për të cilën unë luftova dhe ishta i gatshëm dhe rezultati ishte humbja, por s’pendohem”.

”Nuk mund ta arrijë Mayweather si 20-vjeçar, por shkova aty me kurajo”.

”Faleminderit Floyd për duelin, dhe faleminderit të gjithëve për mbështetjen”./IndeksOnline/