75 Mall Live Search
12:42 / E Martë, 11 Tetor 2022 / C E

U dëmtua në kampionat me Napolin, dalin ekzaminimet mjekësore të Amir Rrahmanit

Napoli do të duhet të bëjë pa Amir Rrahmanin për ndeshjet e radhës.

Mbrojtësi i Kosovës u dëmtua në sfidën e fundit me të kaltërit në kampionat ndaj Cremonezes, e cila përfundoi me shifrat 1-4 për ekipin e drejtuar nga Luciano Spaleti.

Gjatë ekzaminimeve të kryera, mësohet se 28-vjeçari ka pësuar një dëmtim në kofshën e tij të majtë ku nuk do të jetë i gatshëm për Napolin për takimin ndaj Ajaxit në Champions dhe gjatë ditëve në vijim do të ketë ndonjë informacion më shumë sesa kosovari do të qëndrojë larg fushave për të kryer fazën e rikuperimit.

Vendin e tij në qendrën e mbrojtjes pritet ta zërë një mes Ostigard dhe Huan Jezusit.

Aktualisht, gjatë këtij sezoni me fanellën e Napolit në Serinë A, Amir Rrahmani është aktivizuar në total në 8 ndeshje, duke mos shënuar dhe asistuar asnjëherë.