75 Mall Live Search
12:48 / E Diele, 13 Prill 2025 / Gj. Sh

U dëmtuan shenjat e trafikut nga predha armësh në Zllash të Prishtinës

Policia e Kosovës bëri të ditur se shenjat e trafikut në fshatin Zllash të Prishtinës u dëmtuan nga predhat e armëve.

Me këtë rast, u gjetën 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë.

 “Më 12.04.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se shenjat e trafikut janë të dëmtuara. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur se shenjat e trafikut janë të dëmtuara nga predhat e armëve dhe në afërsi të shenjave janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë. Gëzhojat dhe fishekët janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.