09:11 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjobitet 173 dollarë, pi ujë gjatë ngasjes, në temperaturë prej 39-gradësh

Një shofer është gjobitur 173 dollarë pasi piu derisa drejtonte automjetin në një prej ditëve më të nxehta të vitit.

Brock Harris, nga Beaudesert, në perëndim të Bregut të Artë, ishte afër shtëpisë së tij pasi që punoi i 12 orë në temperaturë prej 39 Celsius, raporton ABC-ja ndërsa, transmeton IndeksOnline.

Polici tha se Harrisi nuk po drejtonte makinën me vëmendje të duhur.

Shoferi i habitur tha se ishte thjesht, duke u përpjekur të mbante lëngjet e tij në nivel  në një ditë përvëluese në Queensland.

“Nëse është e jashtëligjshme, atëherë unë do të paguaj gjobën, por nuk është e këndshme që të gjobitësh dikë në një ditë me 39 gradë për përpjekjen për të qëndruar të hidratuar”, tha ai.

Harris kundështoi këtë gjobë, por oficeri i policisë i tha që ai po bënte punën e tij.

Mbikëqyrësi i policisë së Queenslandit, David Johnson i komandës së policisë rrugore tha se pirja e ujit gjatë ngasjes mund të jetë e paligjshme nëse shoferi humbet kontrollin e makinës.

“Ka shumë njerëz që konsumojnë pije gjatë ngasjes dhe e bëjnë atë në mënyrë të sigurt”, tha Supt Johnson./IndeksOnline/