14:38 / E Martë, 05 Korrik 2022 / B O

U dënua me 30 vite burg, këngëtari amerikan tenton të kryejë vetëvrasje

Këngëtari amerikan R.Kelly, u dënua pak ditë më parë me 30 vjet burg, për krim të organizuar, abuzim seksual dhe trafikim. Siguria për të është dyfishuar pasi sipas autoriteteve dyshohet se reperi është është në rrezik për vetëvrasje.

Ky vendim është marrë pas vëzhgimeve të psikologëve, që kanë dëshmuar pas seancave me të burgosurin, duke deklaruar se ky i fundit mund të dëmtojë veten. Nga ana tjetër, avokati i reperit ka siguruar autoritetet se nuk ka asnjë qëllim të tillë nga klienti i tij dhe dyfishimi i sigurisë është i panevojshëm.

Ndërkaq, pas gjithë kësaj buje mediatike, së fundmi “YouTube” ka njoftuar se ka hequr kanalet e këngëtarit R&B nga platforma.

Dy nga kanalet e tij, “RKellyTV” dhe “RKellyVevo”, janë hequr nga një prej platformave më të mëdha të videove në botë dhe këngëtari nuk do të jetë më në gjendje të krijojë ose zotërojë ndonjë kanal tjetër në YouTube.

Katalogu i muzikës së tij megjithatë do të jetë i disponueshëm në “YouTube Music”, shërbimi i transmetimit audio të YouTube dhe videot e ngarkuara nga përdoruesit e tjerë të YouTube do të vazhdojnë të jenë në dispozicion.

Nuk dihet nëse Spotify, Apple dhe Amazon gjithashtu do të ndërmarrin veprime të ngjashme mbi muzikën e R.Kelly që gjendet në platformat e tyre.

Muzika e 54-vjeçarit është zhdukur kryesisht nga radio, por është ende e disponueshme në disa platforma.

Hiti i tij i suksesshëm “I Believe I Can Fly” ka qenë prej shumë vitesh një zgjedhjet kryesore në ceremonitë e diplomimit.

Rikujtojmë, se në një intervistë të fundit, ish-gruaja e artistit, Drea Kelly, zbuloi se zemra e saj është e thyer për shkak të fëmijëve pas raportimeve për abuzim dhe trafikim seksual nga reperi.

Pas këtij lajmi, ish-gruaja e Kelly, me të cilën ai ka tre fëmijë, u shfaq në ITV në emisionin “Good Morning Britain” për të diskutuar më shumë mbi ngjarjen.