75 Mall Live Search
18:30 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

U dënua nga policia pasi qeshi me zë të lartë, Indeksonline siguron videon e rastit

Ditë më parë një qytetare e Prishtinës publikoi një gjobë prej 100 eurove që iu ishte shqiptuar kinse pasi ka qeshur me zë të lartë në një mesantë në rrugën “Rexhep Luci”.

Madje për këtë rast pati shumë reagime në media e rrjete sociale. U thirr edhe një protestë nga e gjobitura porse ajo nuk afroj shumë ptotestues.

Por, në një video që ka siguruar Indeksonline shihet qartë se zyrtari policor që u linqua në forma të ndryshme kishte kryer punën sipas ligjit.

Zyrtarët policorë atë natë kanë hasur në një grup të personave në mesin e të cilëve, një person i gjinisë femërore, përpos mospërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policorë, “ka bërtitur me zë të lartë” dhe nuk iu bind urdhrave të zyrtarëve policorë.

“Si rrjedhojë e këtyre sjelljeve të cilat bien ndesh me ligjin 03/L-142 për ‘prishjen e rendit dhe qetësisë publike’, të njëjtës i është shqiptuar një kundërvajtje, duke u bazuar në Ligjin për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike, 03/L-142”, kishte thënë policia për media.

KLIKO KETU

Ligji për rendin dhe qetësinë publike, neni 8, thotë:

Bezdisjet Publike– Shkeljet që kanë të bëjnë me zhurmën

Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje.

Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai /ajo dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro.

Nëse kundërvajtjet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni janë kryer nga pronari ose personi përgjegjës i një subjekti juridik, ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri shtatëqind (700) Euro./Indeksonline/