75 Mall Live Search
19:46 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

U dënuan me mbi 100 vite burg, SPAK u sekuestron 5 milion euro pasuri grupit

Një ditë pasi grupi prej 17 personash u dënuan në lidhje me laboratorin e heroinës në Has, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasuritë e të pandehurve mes tyre edhe Altin Avdyli nga Shijaku.

Shuma e pasurive të sekuestruara ku përfshihen hotele, bare dhe automjete, kap shifrën e rreth 5 milionë eurove.

Midis pasurive të sekuestruara është edhe hotelin 4 katesh “Ador” në pronësi të vëllezërve Avdylaj, i cili ndodhet në zonën e Rinasit.

Pasuritë e konfiskuara

Bar-Restorant, Hotel “ADOR” 1,2,3,4 kat +Podrum, në Rinas, Krujë, me sipërfaqe 3320 m2, sipërfaqe ndërtimi 638 m2, katër kat mbi tokë, një kat nën tokë, me sipërfaqe podrumi 630 m2, kati përdhe 550 m2, kati i dytë 180m2, kati i tretë 30m2, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti tip Audi, me targë AA 485 SN, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti tip “Porche Cajen” me targa AA323 PE, në pronësi të të pandehurit Esat Mehmeti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 462 AD, “MITSUBISHI”, në pronësi të të pandehurit Xhevit Shuti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa DR 328 A, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 643 UP, në pronësi të të pandehurit Flamur Çelaj, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti me targa AA 870 UP, në pronësi të të pandehurit Shkëlqim Avdyli, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

Automjeti Audi A6, me targa AA 593 RN, në pronësi të të pandehurit Saimir Sulejmani, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.