10:03 / E Diele, 28 Prill 2024 / Gj. Sh

U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe

Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një grua, shtetase e Serbisë.

Siç njofton Policia e Kosovës, viktima femër rreth orës 13:00 ishte dërguar në gjendje të rëndë në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se viktima femër shtetase e Serbisë, e cila ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.