75 Mall Live Search
09:22 / E Martë, 24 Qershor 2025 / AR

U diagnostikua me kancer, këngëtarja operohet në gji

Jessie J i është nënshtruar operimit në gji.

37-vjeçarja ndau në Instagram fotografi e video duke shfaqur momentet pas operimit, transmeton Indeksonline.

Muajin e kaluar, ndau lajmin që është diagnostikuar me kancer të gjirit dhe do t’ia nis trajtimeve në fund të qershorit.

Në mbishkrimin e postimit të saj, shkroi: “Mirënjohëse ndaj mjekut/kirurgut tim dhe të gjitha infermierëve që u kujdesën për mua dhe të gjithë familjes/miqve të mi që erdhën për vizitë”./Indeksonline/