16:47 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

U diagnostikua me sëmundje të rëndë, bën fotografi provokuese dhe i shet për të mbledhur paratë e shërimit

Michelle De Feo, 28 vjeç, u rrit në fshat, e rrethuar nga kuajt e pyjet.

Kur ajo filloi të sëmuret tre vjet më parë, nuk ia kishte idenë se jetesa e saj në natyrë mund të ishte pikërisht shkaku.

Dy vjet më parë, ajo u diagnostikua me sëmundjen Lyme, një gjendje e shkaktuar kur një gjë e infektuar kafshon dikë.

Ajo filloi të kishte simptoma një vit më parë, kur luftoi me marramendjen dhe lodhjen, por gjithashtu po humbiste sasi të madhe të gjakut, transmeton Indeksonline.

Por pas shumë kërkimeve, asaj iu tha se kishte një gjendje që duhet trajtuar.

Ajo më pas gjeti një doktor specialist në Washington-ShBA, i cili mendoi se mund t’i ndihmonte por asaj i duhej të mblidhen mbi 7 mijë dollarë për ta arritur këtë.

Për të mbledhur para, Michelle ka vendosur të shes fotografitë e saj nudo në ‘OnlyFans’ për t’iu përshtatur llojeve të ndryshmeve, duke përfshirë një përzgjedhje të fotografive të këmbëve.

“Unë njoh shumë njerëz që e bëjnë atë tani, ka nëna që janë duke luftuar për të ushqyer fëmijët e tyre në këtë mënyrë”, shtoi ajo.

Pasi nuk kishte mundësi të punonte, ajo s’dinte se si ndryshe t’i siguronte paratë.

Filloi të realizoi fotografi nudo, duke mbledhur fonde nga reklamimi i trupit të saj.

“Nuk mund t’i bëjë fotografitë çdo ditë shkaku i shëndetit, postoj lloje të ndryshme të fotografive. Madje kam edhe me ato të linjave të të brendshmeve”, tha ajo./Indeksonline/