23:14 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / AR

U distancua nga Kristi, Keisi zbulon sekretin: Isha e dashuruar me Lorencin

Pavarësisht se nuk nisi si e tillë, historia e Keisit dhe Lorencit në shtëpinë e Big Brother VIP është kthyer në romancë të cilës askush nuk po di t’i vendosë një emër.

Keisi sot i ka rrëfyer Lorencit dhe Nitës se sekreti që ajo kishte treguar në dhomën e rrëfimit ishte se ka qenë e dashuruar me një banor të Big Brother VIP. Ajo zbuloi se bëhej fjalë për Lorencin duke e nënkuptuar pasi e kishte përballë në bisedën që po zhvillonte me të.

Keisi: Po si nuk e gjetët sekretin tim? Që isha e dashuruar

Lorenci: Me kë mi? Me Kristin?

Keisi: Jo, e kam përballë.

Lorenci: Shikoje cfarë thotë, paska thënë që jam dashuruar me një person, përballë.

Nita: Oo kuku.

Lorenci: Tani e kapa unë.

Pas kësaj Lorenci i ka dhënë një përqafim.