U dorëzua pak momente më parë/Policia jep detaje për të dyshuarin e vrasjes së sotme në Gjakovë
I dyshuari për vrasjen e sotme në Gjakovë është dorëzuar në polici.
Zëdhënsja e polocisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi ka thënë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po ndermerr të gjith hapat e nevojshem bazuar në procedurat policore.
“Pas ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku kishte ndodhur një konflikt si pasojë e të cilit një person mbeti i plagosur dhe një tjetër humbi jetën, i dyshuari para pak çastesh është dorëzuar në Polici në Gjakovë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po ndermerr të gjith hapat e nevojshem bazuar në procedurat policore”, ka thënë ajo për IndeksOnline.
Nexhdet Zymberaj dyshohet se privoi sot nga jeta Rasim Binakajn.

