75 Mall Live Search
18:01 / E Martë, 17 Gusht 2021 / AR

U dyshua se pësoi sulm në zemër, Kalu kthehet nesër në stërvitje

Futbollisti i Bordeaux Samuel Kalu ra pa ndjenja në tokë gjatë ndeshjes Marseille – Bordeaux të dielën.

Fillimisht u dyshua se nigeriani pësoi sulm në zemër por fatmirësisht ishte vetëm tronditje, transmeton Indeksonline.

Klubi francez përmes një komunikate zyrtar konfirmon se Kalu ka kryer ekzaminime mjekësore dhe nuk ka rezultuar asnjë anomali kardiake.

23-vjeçari do të rikthehet në stërvitje nesër.