75 Mall Live Search
10:02 / E Diele, 05 Janar 2025 / Gj. Sh

U eliminua, Fitimi bën reagimin e parë pas daljes nga BBVK

Fitimi ishte banori i cili u eliminua gjatë kësaj jave, pasi ishte në nominim me Vullnetin, Drenushën dhe Xhenetën.

Rrugëtimi i tij ka qenë me ndryshe nga banoret e tjerë, pasi në fillim ishte së bashku me Laurentin, po vëllai madh me dinamikat i kishte dhenë dhe një mundësi Fitimit të vazhdoj garën si një konkurrent i vetëm.

Ai pas daljes ka bërë një reagim në ‘Instagram’ ku shprehet mirënjohës për gjithë mbështetjen që i dhuruan.

“Faleminderit për të gjitha fjalët e mira por edhe jo të mira që i keni thënë për mua, faleminderit qe me votuat, faleminderit për përkrahjen” ishte shprehur Fitimi.