75 Mall Live Search
13:58 / E Diele, 30 Qershor 2024 / Gj. Sh

U eliminua nga Kampionati Evropian, Federata italiane merr vendim për Spallettin

Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që Luciano Spalletti do të jetë trajner i kombëtares së Italis edhe në vazhdim.

Spalleti do të jetë në krye të ”Azureve” të paktën deri në Botërorin 2026, shkruan IndeksOnline.

Lajmi i konfirmua në një konferencë për media, një ditë pas eliminimit të Italisë nga Euro2024.

“Unë u përpoqa ta rinovoj pak ekipin, pasi po qëndroj këtu, kjo do të bëhet edhe më shumë në të ardhmen”, tha ndër të tjera Spalletti gjatë konferencës.

Ish-trajneri i Napolit, nuk kishte sukses në Kampionatin Evropian, ku pasi kaloi fazën e grupeve, u eliminua në 1/8 e finales.

Italia mbrëmë u mposht nga Zvicra me rezultat 2-0, që shtuan zërat për një larrgim të mundshëm të Spalletit./IndeksOnline/