U eliminua nga Liga e Evropës, ky është kundërshtari i Llapit në Conference League

Llapi është eliminuar nga kualifikueset e Ligës së Evropës, duke u mposhtur nga skuadra polake, Wisla Krakow, me rezultat të përgjithshëm 1-4.
Skuadra nga Podujeva tashmë rrugëtimin në garat evropiane do ta vazhdoj në Conference League, shkruan IndeksOnline.
Llapi për kundërshtar në rrethin e dytë kualifikues të LIgës së Konferencës do të përballet me skuadrën nga Danimarka, Brondby.
Ndeshja e parë zhvillohet me 25 korrik, derisa ajo e kthimit me 1 gusht./IndeksOnline/