75 Mall Live Search
14:28 / E Mërkurë, 26 Qershor 2024 / L K

U eliminuan dhe u rebeluan, Serbisë i “hin fitili”, lojtarët kryesorë paralajmërojnë largimin

Serbia mbrëmë i ka paketuar valixhet duke u eliminuar nga Euro 2024 pa lënë fare gjurmë.

Lojtarët kryesorë të skuadrës janë rebeluar ndaj selektorit Dragan Stojkoviq, i njohur si Piksi.

Katër lojtarët kryesorë thuhet se kanë paralajmëruar largimin nga kombëtarja në rast se Piksi mbetet selektor.

Predrag Rajkoviç, Milinkoviq-Saviq, Dushan Tadiq dhe Aleksander Mitroviq janë tre “rebelët” e shtetit fqinj.

Stojkoviç së fundmi ka vazhduar kontratën me Federatën e Futbollit të Serbisë deri në Kupën e Botës në vitin 2026./Indeksonline/