75 Mall Live Search
14:57 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / L K

U fol për probleme të brendshme te Man United, reagon Ten Hag: Lojtarët janë me mua

Erik Ten Hag i ka demantuar shkrimet në media se atmosfera brenda skuadrës së Manchester United është e keqe.

Trajneri holandez ka thënë se lojtarët janë me të dhe se shkrimet janë të pavërteta.

“Historitë në media për lojtarët nuk janë të vërteta. Asnjë kaos në dhomën e zhveshjes nuk ka. “Në çdo ekip ka gjithmonë lojtarë që nuk luajnë ose luajnë më pak, të cilët janë më pak të lumtur. Jam i sigurt se lojtarët janë me mua. Ju mund të shihni për shembull rikthimin kundër Brentford, ndeshjen e Burnley-t, ndeshjen e Fulhamit, se si treguan lojtarët shembull dhe karakter” ka thënë holandezi./Indeksonline/