75 Mall Live Search
13:03 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Fotografohet me Mbappen pas disfatës duke festuar, sqarohet Areola

Veprimi i Areolas, i cili këtë merkato ndërroi ambient, duke u transferuar në Real Madrid nga Parisi nxiti shumë reagime nga tifozët.

Ai u fotografua me Mbappen dhe Choupo-Moting pas fitores së PSG-së ndaj Realit dhe të tre shiheshin të qeshur.

Areola ka përdorur rrjetet sociale për t’u sqaruar rreth kësaj fotografie, shkruan Indeksonline.

“Të nderuar tifozë të Real Madridit, ndihem shumë i trishtuar për disa komente për një foto që po qarkullon në rrjetet sociale. Dua që të gjithë tifozët e Madridit ta dinë se zemra ime është e bardhë që kur kam nënshkruar për këtë klub dhe nuk mund të durojë as më të voglin dyshim për motivimin tim, besnikërinë time dhe përfshirjen time me Real Madridin – Madridin tonë. Humbja e të së mërkurës më ka prekur edhe mua, si edhe të gjithë ata që janë pjesë e kësaj familjeje të madhe.

Pas ndeshjes pata një ribashkim me ish-shokët dhe miqtë e mi të skuadrës, të cilët nuk kam pasur kohë t’i përshëndes dhe t’iu them lamtumirë. Prandaj, ritheksoj faljet e mia për tifozët Madrid që janë ndjerë të ofenduar, nuk ishte dëshira ime dhe shpresoj që së bashku të arrijmë shumë suksese. Hala Madrid” – ishte shkrimi i portierit të Real Madridit./Indeksonline/