75 Mall Live Search
10:30 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / Blerim

U fotografuan me 50 fëmijë, babadimri me gruan e tij infektohen me COVID

Dy aktorë që luanin babadimrin dhe gruan e tij babadimreshën, të dy dolën pozitivë me koronavirusin pasi u fotografuan me 50 fëmijë.

Performuesit pa emër u konfirmuan si pozitivë me Covid menjëherë pas paradës së të enjtes së kaluar në Ludowici, Georgia.

Zëdhënësi i dhomës së tregtisë lokale Robert Parker tha: “Në ngjarje ishin të 50 fëmijët që u  fotografuan me ‘Santa'”.

Tani është sjell në vëmendjen e Dhomës së Tregtisë dhe zyrës sime, që pas ngjarjes të dy “Santa” dhe “Znj. Claus ”u testuan për virusin Covid-19 dhe të dy morën rezultate pozitive të testit.

“Ata nuk po shfaqnin ndonjë simptomë në kohën e ngjarjes. Asnjë indikacion nuk është dhënë nëse ‘Santa’ dhe zonja Claus kanë kontraktuar Covid para ose gjatë ngjarjes festive”./Indeksonline