12:05 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

“U fsheha nën shtrat, pasi i dashuri i gruas erdhi dhe për pak më zuri me të”

Një djalë i ri ka zbuluar se si ishte detyruar të fshihej nën shtratin e një gruaje gjatë natës, pasi i dashuri i saj erdhi nga puna deri ata ishin në intimitet.

Duke folur për Jackie O dhe Beau Ryan në KIISFM, Kane, nga Sydney, shpjegoi se flirtonte me këtë grua nëpërmjet Instagramit para se të organizonin takimin në shtëpinë e saj.

Përderisa gruaja pretendonte se ajo kishte prishur marrëdhëniet më të dashurin e saj kohëve të fundit, Kane kishte dyshime për shkak të fotove në internet që ajo i kishte, e të cilat e tregonin ata si një çift normal, por ai nuk e la që kjo gjë t’i pengojë ata në qëllimin e tyre.

Ata shpejt u drejtuan për në dhomën e gjumit para se gjërat të merrnin një kthim krejt tjetër të keq.

“Këtë vajzë, e kam ndjekur atë për një kohë në Instagram, ajo është shumë e mirë dhe ajo ka një të dashur, por një ditë më pas kam pasur një ndjekje të rastësishme nga ajo”, tha Kane.

Menjëherë pas ngarkimit të një foto në faqen e vet, ai vuri re se kjo grua ia “pëlqej” fotografinë dhe kështu ky vendosi që t’ia kthente këtë gjë duke ia pëlqyer nja nga fotografitë e saj të vjetra.

“Kështu që unë vendosa dhe i fola asaj dhe i thash: Oh është një turp që ke një të dashur”.

“Por ajo kishte të gjitha fotografitë me të dashurin e saj, kështu që mu duk se ishte pak e çuditshme. Ne vazhduam të flisnim për disa ditë dhe më tha se ajo jetonte vet, dhe organizonte një ditë që të takoheshim”, tha Kane.

Para se të mbërrinte në shtëpinë e saj, atij iu dha udhëzim se ku të parkonte makinën e tij.

“Më dërgoi më parë dhe tha se ajo jetonte në një shtëpi të mbështetur në një park. Ajo më tha të parkoja veturën përball parkut dhe të ecja nga prapa për të shkuar në shtëpinë e saj”, tha ai.

“Unë e pyeta atë përse dhe ajo më tha sepse komshinjtë do fillojnë të pyesin dhe të bëjnë thashetheme, kështu që unë thash në rregull”, tha ai.

Sa më shpejt që ai ecte nëpër shtëpinë e saj, ai vuri re të njëjtin qen që u shfaq në cdo fotografi në rrjetin social e që supozohej se ishte i të dashurit të saj.

“Qeni ishte shoku më i mirë i tij… dhe ky qen ishte në shtëpi. Pra, gjithsesi, kemi hyrë direkt në dhomë dhe ne kishim 20 minuta që ishim aty kur e pash një veturë që erdhi përball shtëpisë”, tha Kane.

“Atë e kapi frika dhe filloi të vrapojë përreth dhe më thoshte mua fshihu diku. Unë u përpoqa të marr rrobat e mija dhe të fshihem. Unë hyra nën krevat. Mendova se kur ai të hynte në dush unë do larohesha. Por kur ai u kthye nga puna u fut drejt në shtrat, kështu që nuk mund të shkoja askund”, tha më tej Kane.

Nga frika se do të gërhiste gjatë natës, Kane tha se vendosi të qëndronte i zgjuar.

Kane tha se kishte mbetur nën krevat nga ora 19:30, dhe ai nuk mund të largohej deri në orën 9 e 30 të mëngjesit.

“Unë nuk e dëgjova gjatë tërë natës që ai të gërhinte, kështu që unë nuk mund të largohesha gjatë natës.

Pasi i dashuri i saj u largua për punë, Kane i kërkoi gruas që të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur, dhe ajo iu përgjigje vetëm me: “Mos u shqetëso, të lutem vetëm ikni”./Indeksonline/