U ftua nga Kosova U21| Kryeziu: Do ta jap më të mirën nga vetja!

Mesfushori i Arbërisë, Almir Kryeziu ka pranuar një mesazh të madh ditën e sotme, bëhet fjalë për ftesën që Kosova U21 ia bëri atij.
Trajneri, Rafet Prekazi vendosi që pjesë të grumbullimit me Kombëtaren U21, ta ketë edhe 21 vjeçarin, Almir Kryeziu i cili po tregon seriozitet dhe paraqitje të shkëlqyera me klubin nga Dobraja e Lipjanit, shkruan IndeksOnline.
E për të mësuar më shumë rreth kësaj ftese nga Shpresat e Kosovës, IndeksOnline ka kontaktuar me Kryeziun, ku tha se do të jetë i gatshëm ta vesh fanellën e Kosovës dhe se tifozëve “Dardanë” u premton që do të jep më të mirë nga vetja.

“Jam shumë i lumtur për ftesën që më është bërë nga Kosova U21. Jam shumë i gatshëm të luaj për Kosovën, tifozëve “Dardanë” – ju premtoj që do ta jap me të mirën nga vetja”, tha Kryeziu.
Kujtojmë se U21-shat tanë do të takohen me Shqipërinë dhe Turqinë gjatë muajit nëntor./IndeksOnline/