75 Mall Live Search
18:46 / E Martë, 15 Mars 2022 / k.v

U ftuan të dalin në detyrë pa e ditur se do të arrestohen, detaje nga operacioni i IPK-së që tronditi Policinë (Video/foto)

Mëngjesin e së hënës, një operacion i madh i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), i koduar me emrin “Pika”, u krye në Rajonin e Gjakovës dhe atë të Prizrenit.

Në pranga përfunduan 50 zyrtarë, 48 pjesëtarë të policisë kufitare dhe dy doganierë të Kosovës.

Që të gjithë dyshohet se kanë keqpërdor detyrën apo autoritetin zyrtar dhe për marrje të ryshfetit.

Policët që ishin në listë për tu arrestuar, u ftuan të dalin në detyrë pa e ditur se do të prangosen nga hetuesit e IPK-së.

Të gjithë u bënë bashkë në oborr të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare në Gjakovë, e më vonë u ftuan të futen brenda “për të marr urdhrin” e që në fakt aty e kuptuan se janë të dyshuar dhe do të arrestohen.

Ekipi i IndeksOnline ka përcjell këtë operacion që nga fillimi deri në fund e që ka shkuar sipas parashikimit të IPK-së.

Në mesin e të arrestuarve ishin edhe dy komandantë e disa eprorë tjerë që të gjithë me punë në pikën e kalimit kufitar në Qaftë Prush dhe Qafë Morinë.

Ata sot kanë dalë para trupit gjykues, ku 25 policëve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndërsa për grupin tjetër vendimi do të merret nesër./IndeksOnline/