U fut në dhomën e zhveshjes së arbitrit pas “El Clasico”, Laporta dënohet nga La Liga

Presidenti i Barçës, Joan Laporta është gjobitur Komiteti i La Ligas pasi ai u fut në dhomën e gjyqtarëve pas El Clasicos.
Ai është sanksionuar me gjobë maksimale, që është 602 euro, siç vendosi këtë të mërkurë Komisioni i Garave në bazë të nenit 133 të Kodit Disiplinor për mosrespektimin e urdhrave, udhëzimeve, marrëveshjeve apo detyrimeve rregullatore.
“Moszbatimi i urdhrave, udhëzimeve, marrëveshjeve ose detyrimeve rregullatore të nxjerra nga organet kompetente federale, nënkupton me dënimin prej 602 euro”, thuhet në komunikatë.
Presidenti i Barcelonës ishte i pakënaqur me gjyqtarët dhe u fut në dhomat e zhveshjes ku ata ishin prezent, gjë që është e ndaluar.
Kujtojmë se Barcelona humbi ndaj Real Madridit me rezultatin 3-1.