75 Mall Live Search
15:09 / E Premte, 28 Qershor 2024 / G T

U fut në La Liga, por Keidi Bare e mbyll aventurën te Espanyoli

Keidi Bare nuk është më pjesë e Espanyol. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vendosur që të mbyll aventurën e tij me ekipin spanjoll pas 4 vitesh. Kontrata e tij përfundoi dhe palët zgjodhën që të mos vazhdonin bashkëpunimin.

Kujtojmë që Bare ishte një nga lojtarët kyç të Espanyol, me këta të fundit që siguruan ngjitjen në La Liga, elitën e futbollit spanjoll. Por megjithatë, Bare nuk ka preferuar që të vazhdojë karrierën në të njëjtin ekip.

Në 43 ndeshje të zhvilluara në sezonin që lamë pas, Bare ka asistuar në 3 gola. Tashmë pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 26-vjeçarit shqiptar, që u la jashtë Kombëtares së Euro 2024 nga trajneri Sylvinho.