00:04 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / AR

U fye në debat, Muharremaj bën thirrje për qetësi: Kjo zhurmë s’e nderon Suharekën

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë thirrje për qetësi pas fyerjeve që mori në debatin e sotëm.

Ai u shpreh se kjo zhurmë nuk e nderon Suharekën.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Faleminderit shumë për mesazhet dhe përkrahjen, që po më vijnë pas zhurmave dhe fyerjeve nga ana e kandidatëve, sidomos pas debatit të sotëm.

Unë jam i qetë në ndërgjegjjen time dhe ju apeloj ta ruani qetsinë, dhe të votojmë më 17 Tetor.

Me knaqësi i dëgjoj vërejtjet dhe akuzat kur kanë argumente. Madje po më duhet ti duroj edhe ofendimet dhe akuzat ndaj familjes.

E di, Suharekën nuk e nderon kjo zhurmë pa argumente. Natyrisht demokracia e lejon mendimin ndryshe por edhe debatin.
E kam të pamundur edhe të sqarohem, si rezultat i një zhurme të orkestruar.
Sidoqoftë unë jam i gatshëm të përgjigjem ndaj secilit qytetar pa dallim.

Respekt për secilin debatues.
Respekt për të gjitha subjektet politike. 🙏

Mbi të gjitha faleminderit qytetarëve për përkrahjen. ❤️

Nesër, natyrisht zgjohem herët për ta nisur ditën e re, duke ju shërbyer juve pa dallim dhe në respektim të besimit tuaj.

Natën e mirë !

Bali Muharremaj