U fyen në baza racore futbollistët që humbën penalltitë, kryeministri Johnson do të merr masa të rënda

Rashford, Sancho e Saka kanë qenë në qendër të abuzimeve racore pasi humben penalltitë në finalen e Euro 2020 kundër Italisë.
Rrjetet sociale kanë qenë të mbushura me fyerje të formave të ndryshme për tre futbollistët e rinj.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson do të takohet me drejtuesit e mediave sociale për të shikuar mundësinë e menaxhimit të postimeve që fyejnë në baza racore.
Ata do të takohen gjatë ditës së sotme dhe pritet të merren edhe masa rigoroze që të vihen para drejtësisë të gjithë abuzuesit. /IndeksOnline/
