U gjendet drogë, një turk dhe një shqiptar arrestohen, në Prishtinë
Policia e Kosovës dje gjatë ditës ka arrestuar dy persona, një shqiptar dhe një turk pasi që gjatë kontrollimit u janë gjetur paketime të vogla me peshë rreth 9 gramëshe substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Arrestimi është bërë në Parkun e Qytetit ku me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë:
Parku i Qytetit – Prishtinë, 09.12.2019 – 12:20. Janë arrestuar një mashkull shqiptar dhe një mashkull turk, pasi që gjatë kontrollimit të tyreu janë gjetur paketime të vogla me peshë rreth 9 gramëshe substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.